Skip to content
Rajoni

Turqi/ Rritet numri i viktimave, deri më tani 947 pas-goditje

· 1 min lexim

Numri i të vdekurve në Turqi nga tërmeti i frikshëm ka shkuar në 62 bëjnë me dije mediat turke. Gjithashtu raportohet për të paktën 940 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që tronditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë. Të paktën 722 të lënduar kanë lënë spitalet, ndërsa po vazhdon trajtimi për të tjerët.

Pas tërmetit janë regjistruar 947 pas-tronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

Më herët, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se shumë shpejt shtëpi të reja do të ndërtohen për të gjithë ata që mbetën pa shtëpi mbi kokë si pasojë e tërmetit.

Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur  në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit.

Deri në 104 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, ndërsa aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit ende vazhdojnë.

Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.