Skip to content
Të Gjitha

Krah studentëve edhe pedagogët e Shkencave të Natyrës: Jo penalizim me mungesa për protestuesit

· 1 min lexim

Ditën e sotme është mbledhur edhe Asambleja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka dalë në një deklaratë pro protestës që janë bërë bërë studentët.

Ata mendojnë se shfuqizimi i Ligjit të Arsimit të Lartë dhe VKM-të e bëra më vonë bien totalisht ndesh me lirinë akademike.

Pedagogët kanë dalë me disa pika kryesore ku ndër to theksohet mbështetja ndaj protestës, mospenalizimi i studentëve me mungesa, harimin e një ligji të ri etj.

Disa nga pikat kryesore të asamblesë së pedagogëve të Shkencave të Natyrës:

  1. Mbështetjen për studentët dhe kërkesat e tyre;
    2. Kërkesën për Dekanatin e FSHN-së që të mos penalizojë studentët protestues për shkak mungesash;
    3. Solidarizimin me deklaratat e Asambleve të Pedagogëve të fakulteteve të tjerë, duke kërkuar anulimin e v.k.m-ve të fundit, të cilat cenojnë autonominë universitare;
    4. Hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë, më demokratik dhe gjithëpërfshirës;
    5. Kundërshtinë ndaj fushatës denigruese të ndërmarrë nga kryeministri Rama për figurën e pedagogut

Protesta e studentëve është mbështetur gjithashtu edhe nga Asambletë e pedagogëve të Fakluteteve Histori-Filologji, Shkenca Sociale dhe Gjeologji-Miniera.