Aktivitetet e kryeministrit Rama nëpër Shqipëri janë kthyer si ato të ish-diktatorit Enver Hoxha, ku po mos të duartrokisje e brohoritje, të çonin në Spaç.
Kjo duket se i ka ndodhur edhe një zonje nga Dibra, e cila mbase pa dashje ka qeshur me zë në një prej aktiviteteve të kryeministrit.
Mediat kanë raportuar se një grua është shoqëruar në polici për prishjen e qetësisë së kryeministrit gjatë një fjale që ai po mbante para simpatizantëve të PS-së.
Burime policore konfirmojnë se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në datën 15 tetor në rrugën “Fuat Toptani”, ku policët e komisariatit nr. 1 kanë marrë njoftim nga Garda e Republikës për të shoqëruar një grua që kishte prishur qetësinë e Ramës, e identifikaur si Teuta Baçi, me orgjinë nga Dibra dhe banuese në Tiranë.
Pasi është shoqëruar zonja në fjalë, ka deklaruar se, po dilte nga puna e saj tek Kalaja e Tiranës, kur ka dëgjuar kryeministrin të thoshte diçka që nuk e ka marrë vesh mirë dhe ka nisur të qeshte. Kaq ka mjaftuar që gardistët t’i afrohen e ta dërgojnë në komisariat.
Gazetarja e “TCH”, Anila Hoxha, ka publikuar rastin në rrjetet sociale dhe thotë se, Teuta Baçi u shoqërua për disa orë pasi po qeshte me zë të lartë te rruga “Fuat Toptani”.
E qeshura i ka bërë efektivët të besojnë se gruaja “ka shkelur ligjin dhe ka prishur rendin dhe sigurinë publike”.
Ndodhia është sa e pabesueshme dhe aq komike. Po ashtu dhe rrëfimi i “gruas rebele” në Polici.
Teuta Baçi ka deklaruar se ka qeshur pasi ka dalë kryeministri Edi Rama nga Kalaja e Tiranës, i ka thënë diçka që ajo se ka kuptuar dhe më pas ka qeshur.
POSTIMI I PLOTË I ANILA HOXHËS:
“Gruaja qe qesh…!
Nje 45 vjecare me inicialet T.B, perfundoi per pak ore ne komisariatin numer 1 me urdher te gardes, pasi keta te fundit e konstatuan duke qeshur e per kete arsye sipas tyre, ajo po prishte rendin dhe qetesine publike. Madje akoma dhe me teper.
Burimet zyrtare me thone se ngjarja – ka ndodhur ne daten 15 tetor ne kryeqytet, ne rrugen Fuat Toptani ne oren 20.10. Mes personave qe kane dhene deklarate nuk eshte vetem gruaja qe u shoqerua dhe u pyet, por edhe polici i patrulles qe shprehet se ;
– une nuk kam konstatuar qe kjo femer te prishte qetesine publike.
“Por ate e solli punonjesi i
Gardes se Republikes ‘ shpjegon si deklarues qe tregon rrethanat e hetimit oficeri D. D.
Historia e pabesueshme ” e qeshjes se ndaluar” shtjellohet akoma me teper me rrefimin e vete gruas qe qeshi.
‘ Isha duke dale nga puna qe ndodhet ne Kalane e Tiranes dhe pashe kryeministrin, ku pasi ai tha dicka qe une nuk e degjova mire , qesha me ze te larte”.
Ne keto momente policia e zene ngushte nga kerkesat e Gardes per ta shoqeruar kundravajtesen, e shoqeroi per veprimet e para hetimore ne komisariatin numer 1. ‘ Femra ne momentin qe na i dorezoi punonjesi i gardes nuk kishte maske ne fytyre dhe ne keto rrethana u aplikua gjoba ndaj saj” deklaron oficeri i cili fillimisht mesohet te kete hezituar dhe per tju bindur gardes ka kerkuar ta kryeje shoqerimin pak minutesh te gruas qe qesh . Polici thotë se ka kerkuar nje sherbim ne te cilin duhet te merrte pjese ne aksion edhe nje oficere femer.
Kjo qe sapo shkrova nuk eshte anektode. Ka ndodhur vertet ne mes te Tiranes dhe raportohet pikerisht keshtu ne shkresat zyrtare. Teutes i kushtoi e qeshura nje xhiro ne polici.
Neser , dikujt tjeter mund ti kushtoje me shume, por mos rrini asnjehere pas qeshur. Eshte ilaci me i mire per jeten!”
/GazetaReforma.com/