Skip to content
Të Gjitha

Shtesë fondesh, Akademia e Shkencave do të studiojë Covid-19

· 1 min lexim

Akademia e Shkencave do të bëjë kërkime në lidhje me COVID-19. Për këtë qëllim, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shtojë me 46 milionë lekë buxhetin e këtij institucioni.

Në vendimin e qeverisë të publikuar sot, bëhet e ditur se ky buxhet do të shërbejë për mbulimin e shpenzimeve për projektet studimore dhe kërkimore lidhur me COVID-19.

Kjo shifër do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Vendimi zyrtar

Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Akademisë së Shkencave, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, i shtohet fondi prej 4 600 000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për mbulimin e shpenzimeve për projektet studimore dhe kërkimore lidhur me COVID-19.

Efekti financiar prej 4 600 000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekësh përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Akademia e Shkencave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

GazetaReforma.com/