Skip to content
Bota

Shifrat në rritje në Itali, pothuajse 25 mijë raste pozitive me Covid-19

· 1 min lexim

Italia po përballet me një valë të dytë infektimesh dhe vdekjesh nga koronavirusi.

Shifrat janë në rritje çdo ditë, ndërkohë vetë qeveria e Contes ka filluar me masat kufizuese për të ndaluar përhapjen e mëtejshme, por shifrat ditore tregojnë një rritje masive.

Kështu vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 198,952 testime, ndërsa janë konfirmuar 24,991 persona pozitivë, shifra më e lartë e të infektuarve që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë edhe 205 persona të prekur me Covid-19, duke e çuar në 37,905 numrin e atyre që kanë humbur betejën me koronavirusin.

Pacientët e shtruar në spital me simpotma janë 14981 ndërsa në kujdesin intensiv janë 1536. Ashtu si edhe ditët e tjera, Lombardia, Emilia Romanja dhe Piemonte mbajnë vendin e parë për numrin më të lartë të infektuarve me Covid-19.