Ndërkohë që marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë të tensionuara, po vazhdojnë të acarohen edhe më shumë! Mediat greke kanë shkruar për një provokim të ri nga ana e Turqisë.
Mediat helene kanë theksuar se një ishull grek, figuron sikur është pjesë e Turqisë në Google Maps.
“Turqia vazhdon propagandën e saj kundër Greqisë, me veprimtarinë më të fundit ishte ndërhyrja në Google Maps për të caktuar ishullin grek të Amorgos si turk, i cili, sipas ‘Google Maps’, ka gjithashtu një xhami. Turqia i dha ishullit emrin “Turk Adasi” që në greqisht do të thotë “ishull turk”.
Vlen të përmendet se Amorgos nuk ka pasur kurrë një xhami në historinë e saj, por është e famshme për ishullin emblematik të Hazoviotissa. Informacioni i ri i rremë në hartat e Google tregon ishullin si ‘Turk” për tre ditë”,- shkruajnë mediat greke./GazetaReforma.com/