Skip to content
Të Gjitha

Covid-19/ Sërish numër i lartë vdekjesh në vend, rritet numri i rasteve ditore

· 1 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i përket Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.

Dje ishte ditë rekord me 7 vdekje, ndërsa edhe sot numri është shumë i lartë, 6.

Numri i rasteve të reja ka pasur rritje, ku sot është 311.

COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                              311

Të shëruar ne 24 orë                           85

Të shtruar në spitale                           289

Humbje jete në 24 orë                        6

Testime ditore                                    1397

Testime totale                  121,004

Raste pozitive                    20,004

Raste të shëruara      10,893

Raste Aktive                        8,618

Humbje jete                          493

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 53 vjeçar nga Fieri, një 59 vjeçar dhe një 61 vjeçare nga Prrenjasi, një 61 vjeçar nga Korça, një 65 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.