Skip to content
Të Gjitha

Ndahet nga jeta botuesi i gazetës së njohur, arsyeja

· 1 min lexim

Gazetari dhe botuesi i njohur i gazetës “ProtoThema”, Themos Anastasiadis është ndarë nga jeta pasi ka humbur betejën më kancerin.

Anastasiadis vdiq dje në moshën 61-vjeçare. Gazetari prej 1 viti e gjysmë ishte në luftë me kancerin.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga gazeta e njohur greke.

“Themos la një shenjë të pashlyeshme në gazetarinë greke me qetësinë, humorin, punën kërkuese, miqësinë dhe solidaritetin e tij duke lënë prapa disa nga momentet më të bukura në media.

Me largimin e tij, gazeta dhe gjithë stafi do të humbasë shumë, por edhe më shumë nga familja e tij e dashur.

Lamtumirë Themos. Kujtimi yt nuk do të vdesë”, shkruan gazeta.