Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas testimit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se pasi kishte disa simptoma, pas testimit ka rezultuar pozitiv me Covid.
Ai ka shkruar se gjatë dy javëve në vijim do të qëndrojë në vetëizolim.
Postimi i plotë:
Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,
Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.
Gjithë të mirat,
Albini