Paralel me punën për të ndalur përhapjen e koronavirusit me anë të vaksinave dhe ilaçeve, shkenca që po lufton kundër COVID-19 po merret edhe me studimin e aspektit diagnostikues.
Shkencëtarët britanikë thonë se, do të kenë gati së shpejti testin që vetëm me anë të frymës dhe brenda një minute, mund të identifikojë njerëzit me Covid-19.
Testi i ri do të përdorë gjurmën e frymës për të bërë dallimin mes Covid-19 dhe sëmundjeve të tjera respiratore si asma apo gripi i zakonshëm.
Krijuesit thonë se identifikon përbërësit kimikë të njohur ndryshe si “bio-shënues” me të cilët është e pasur fryma e njerëzve me Covid-19, dhe jo ato të sëmundjeve të tjera respiratore.
I krijuar si pjesë e një projekti të quajtur TOXI-Triage, testi kërkon shumë më pak ndërhyrje sesa dy mënyrat e njohura për detektimin e Covid-19, si testi PCR i detektimit të antigjenëve dhe ai i marrjes së mostrave të lëngut trupor ose tamponi.
Ky i fundit ka shkaktuar shpesh dëmtime të mukozës së gojës e hundës së të testuarve, apo dhe lëndime më të rënda nëse nuk kryhet me kujdesin e duhur.
Kërkuesit thanë se metoda e tyre do të përmirësonte eksperiencën e testit të koronavirusit dhe do të luante një rol në rinisjen e ekonomisë.
“Të dyja testet aktuale për zbulimin e Covid-19 përdorin metoda invazive (ndërhyrëse) për marrjen e mostrave”,- thotë Emma Brodrick, e studiuesve “Imspex Group” në Cardiff të Britanisë.
“Ato mund të jenë të sikletshme për pacientin dhe mund t’i dekurajojnë ata për të bërë testin e nevojshëm”.
Simptomat kryesore të Covid-19 janë kollë e vazhdueshme dhe vështirësi në frymëmarrje, të cilat mund të vështira për t’u dalluar nga sëmundje të tjera.
Prandaj qëllimi i studiuesve është identifikimi i bioshënuesve në frymën e dikujt me Covid-19.
Për testet e tyre studiuesit rekrutuan 98 pacientë në dy vendndodhje – Edinburgh në Skoci e Dortmund në Gjermani, 31 prej të cilëve ishin të infektuar me koronavirus.
Ndërsa të tjerët kishin azëm, sëmundje kronike të mushkërive, penumoni bakteriale apo sëmundje të zemrës.
Nga mostrat e frymës së tyre grupi identifikoi rritje të ndjeshme të disa komponentëve kimikë në frymën e pacientëve me Covid-19– siç ishin përbërësit aldehide, si etanal, oktanal, dhe ketone (aceton e butanon).
Përbëria e metanolit ishte shumë e ulët në frymën e pacientëve me Covid-19.
Duke përdorur testet e frymës studiuesit arrinin të bënin diferencën mes diagnozës së Covid-19 nga një sëmundje tjetër me një saktësi prej 80 dhe 81.5 respektivisht në pacientët e Edinburgh deh ato të Dortmund.
Studiuesit shpresojnë që zhvillimi të marrë vlerësim për lejimin e diagnozës së shpejtë të Covid-19 para muajve të gripi sezonal.
Studiuesi autor Paul Thomas tha: “Nëse rezulton i besueshëm testi ofron identifikim dhe përjashtim të shpejtë të pacientëve me Covid-19 në repartet e emergjencës dhe kjo do të mbrojë punonjësit e shëndetësisë, stafin, duke përmirësuar menaxhimin e pacientëve dhe kufizuar përhapjen e Covid-19”.
/GazetaReforma.com/