Koronavirusi i ka marrë jetën ditën e djeshme specialistes së promocionit të Shëndetit Publik në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës Mimoza Zoraqi.
Ky lajm është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Manastirliu thotë Zoraqi ishte një zonjë e mrekullueshme që rrezatonte mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.
Postimi i plotë:
Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.
Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.
Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes.
U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!