Skip to content
Të Gjitha

Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve, OFL u nis formularin 4 shtetasve në Gjirokastër e Përmet

· 2 min lexim

Policia e shtetit në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit ka njoftuar se ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë ndaj 2 personave në qytetin e Gjirokastrës dhe Përmetit të cilët janë dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta persona do të duhet tu përgjigjen me shkrim të gjithë pyetjeve në formularët e dërguar nga OFL brenda 48 orëve, më pas do i dërgohen Prokurorisë së Posacme për verifikime të mëtejshme.

Sipas OFL formulari u është dërguar katër personave,  Niko Qëndri, Çimi (Ndriçim) Ibrahimi, Avdul Avduli, Ermal Ndreu.

Njoftimi i plotë

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

N. Q., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ç. (N.) I., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

A. A., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

E. N., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.