Skip to content
Rajoni

Infektohet me Covid-19 ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut

· 1 min lexim

Edhe në Maqedoninë e Veriut korornavirusi është rikthyer me shifra alarmante pasi çdo ditë numri i të infektuarve dhe viktimave po rritet duke e shtyrë qeverinë drejt masave kufizuese.

Vetëm ditën e djeshme autoritetet shëndetësore njoftuan se ishin konfirmuar me koronavirus 247 raste të reja nga 737 testime të kryera në të gjithë vendin.

Më i fundit i konfirmuar pozitiv është ministri i Punëve të Brendshme , Oliver Spasovski i cili lajmin e ka bërë të ditur në Facebook duke shkruar se  ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në respektimin e masave anti Covid.

Të nderuar, unë do të doja t’ju informoja se pavarësisht respektimit të rreptë për masat që unë merrja për të mbrojtur njerëzit rreth meje që nga fillimi i pandemisë, sonte unë mora rezultatin pozitiv për COVID- 19″, shkruan ministri  Spavosvki.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 shkon në 27.199 kurse i viktimave në 934.Në spitalet e vendit raportohet për 622 pacientë të shtruar, prej të cilëve, 110 janë në terapi intensive.