“Nuk e dija se ishte drogë. Mendova se po kontrabandonim cigare. E bëra sepse më duheshin paratë për një të afërmin tim që ka probleme shëndetësore ”, kjo është dëshmia e një shqiptari të arrestuar në Greqi në bordin e një anije, e cituar nga mediat greke.
Në deklaratën për hetuesin, një nga të arrestuarit që u gjet nga Rojet Bregdetare të transportonte drogë me vlerë 6.000.000 euro nga Greqia në Turqi dy javë më parë, ka deklaruar se ai nuk e dinte se transportonte drogë.
“Unë hyra në konflikt me kapitenin kur kuptova që po transportonim hashash. Isha mjaft i frikësuar. Unë nuk kisha asnjë lidhje me transportin e drogës,” tha i akuzuari.
Avokatja e shqiptarit, Claudia Raffo, deklaroi se klienti i saj pranon vetëm akuzën e hyrjes ilegale në shtetin fqinj.
Dëshmia
“Klienti im V. A, shqiptar, eshte vetem 26-vjec, pranon vetem hyrjen e paligjshme ne vend dhe nuk pranon kategorikisht mbajten dhe transportin e droges. Mendonte se gomonia transportonte cigare kontrabande nga Shqiperia dhe sapo zbuloi se behej fjale per droge, debatoi me drejtuesin e gomones dhe bashke me te arrestuarin e trete iken te trembur deri sa u kapen”, u shpreh per protothema.gr, mbrojtesja e nje prej te akuzuarve, Claudia Raffo, avokate ne Nafplio e cila vijoi: “Është i pafajshëm dhe nuk pranon asnjë bashkëpunim në nje akuzë kaq të rëndë. Është një djalë i varfër me një familjar të afërt me probleme të rënda shëndetësore dhe pranoi transportin e cigareve kontrabande për mbulimin e shpenzimeve mjekësore”.
Si u kap droga
Mëngjesin e 8 tetorit, një anije patrullimi në Gythio lokalizoi një skaf me tre pasagjerë që mbante një ngarkesë të mbuluar dhe lëvizte me shpejtësi të lartë.
Anija e Marinës Greke u përpoq të ndalonte mjetin, por piloti i skafit shtoi shpejtësinë dhe shmangu bllokimin. Të gjithë autoritetet u vunë me njëherë në lëvizje për të gjetur skafin e dyshimtë. Më në fund, mjeti u gjet disa ditë më parë, gjysmë i zhytur.
Në një varkë gjysmë të zhytur siç mund ta shihni në fotot e publikuara nga protothema.gr, kishte kuti me karburant.
Gjatë hetimeve që pasuan, oficerët e Prokurorisë dhe Kontrabandës së Drogës, në bashkëpunim me zyrtarët e autoriteteve të saj lokale, arritën të gjenin drogën në një plazh të izoluar dhe shkëmbor e cila kishte një sasi prej 20 çanta dhe tetë pako që tejkalonin peshën e një ton.
Autorët ishin përpjekur ta fshihnin drogën në plazhin e largët ndërkohë që u pikas nga një anije e Rojës Bregdetare e cila më pas u afrua dhe ushtroi kontroll.
Oficerët dhe Prokurorët e Kontrabandës së Drogës pas hetimeve ia dolën më në fund të identifikonin një prej tre pasagjerëve të skafit.
/GazetaReforma.com/