Lautaro Martinez nuk mundi të gjejë rrjetën me bluzën e Interit në ndeshjen kundër Genos për herën e tretë radahzi. Ai u zëvendësua në minutën e 72-ë dhe reagimi i tij ishte shumë i ashpër.
Sulmuesi argjentinas u pa mjaft i nervozuar dhe goditi disa herë pankinën, por sot ka sqaruar gjithçka me shokët e skuadrës dhe stafin e trajnerëve, duke u bërë të qartë se ishte i mërzitur me veten dhe paraqitjen e tij në fushë.
Kështu gjithçka është në rregull dhe sulmuesi pritet të nisë si titullar sfidën e nesërme ndaj Shakhtarit, skuadër të cilës i shënoi dy herë në gjysmëfinalet e Europa Leagues dhe do të provojë t’i shënojë edhe këtë herë.
Ndërkohë me skuadrën nuk do të udhëtojnë drejt Ukrainës Alexis Sanchez dhe Stefano Sensi, të cilët kanë probleme muskulore dhe nuk kanë kryer seancën e sotme stërvitore, ashtu si të prekurit nga COVID-19, Ionut Radu, Roberto Gagliardini e Milan Skriniar.
Sa i përket transfertës së nesërme, Conte pritet të rikthejë nga minuta e parë mbrojtësin De Vrij në qendër dhe Achraf Hakimin në krahun e djathtë, ndërsa në në majtë pritet që Perisic të bëjë pushim dhe në vend të tij të luajë serbi Kolarov ose Matteo Darmian.
Edhe në mesfushë priten ndryshime, pasi pritet që të ulet në stol danezi Christian Eriksen dhe në vend të tij të luajë Nicolo Barella, i cili do të formojë treshen e këtij reparti bashkë me Brozovic e Arturo Vidal.