Skip to content
Të Gjitha

Tragjedi në Tiranë/ 33-vjeçarja vret veten, 4 persona…

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkozë, Tiranë. Sipas policisë një 33-vjeçar ka vrarë veten me armë zjarri.

Dyshohet se ajo ka qenë në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Gjithashtu bëhet me dije se janë proceduar 4 persona veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën shtetasja M.H., kreu vetëvrasjen.

Njoftimi i policisë:

“Në rrugën “Ali Shefqeti”,Shkozë, në banesë, e ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasja M.H., 33 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën shtetasja M.H., kreu vetëvrasjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”.

/GazetaReforma.com/