Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi është një kampione e vërtetë jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj dhe këtë e tregon shpeshherë duke u bërë një burim frymëzimi edhe për të tjerët që e ndjekin.
Gjesti i saj i fundit duket se i ka mahnitur të gjithë, pasi Kelmendi ka vendosur që të nxjerrë në shitje medaljen e saj të arit të fituar në Lojërat oplimpike të Rios në BRAZIL. Xhudisjta e ka marrë këtë vendim pasi dëshiron që të ardhurat që do të vijnë nga kjo medalje t’i përdorë pë ilaçe për fëmijët e sëmurë me kancer në Kosovë.
Pas këtij gjesti kaq human xhudistja ka ftuar edhe të tjerët që të dhurojnë e të bëhen si ajo pasi në këtë mënyrë të gjithë kanë një shans në jetë.
“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e tij në jetë. Për këtë arsye unë kam vendosur të nxjerr në shitje Medaljen e Artë që kam fituar në Lojërat Olimpike të Rios në Brazil. Shitja e saj do të sjellë të ardhura të mjaftueshme për ilaçe, të cilat do t’i vijnë në ndihmë fëmijëve kosovarë që janë të sëmurë me kancer.
Ju ftoj të gjithëve që të bëheni si unë dhe të dhuroni sadopak për organizatën ‘Care for Kosova Kids’, në mënyrë që të gjithë të kenë një shans në këtë jetë. Shuma që ju do të dhuroni do të dyfishohet nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijët kosovarë do të shërohen falë ndihmës tuaj”, është mesazhi që 29-vjeçarja ka për popullin e saj.