Koronavirusi duket se e ka kapur seriozisht me Gjermaninë, ku pas apelit të fortë të kancelares Merkel për kujdes, duket se masat kanë nisur shtrëngimin e pjesshëm në shumë zona.
Kështu, qyteti qendror gjerman i Erfurtit, ka anuluar tregun e tij të Krishtlindjeve këtë vit për shkak të situatës së koronavirusit.
“Situata e infektimit në qytet nuk na lë zgjidhje tjetër”,- theksoi kryetari i Bashkisë Andreas Bauseëein, duke shpjeguar vendimin.
Anulimi është pjesë e një dekreti të ri të përgjithshëm që qyteti planifikon të publikojë në faqen e tij të internetit i cili do të zbatohet deri më 30 nëntor.
Restorantet dhe baret do t’i nënshtrohen një shtetrrethimi nga ora 23:00 deri në 05:00.
Ngjarjet kulturore në ambiente të mbyllura duhet të jenë të kufizuara në një maksimum prej 25 personash dhe jashtë në 100 persona.
Të gjitha festivalet ose ngjarjet e vallëzimit, duke përfshirë festivalin e San Martino dhe tregun e Krishtlindjeve, janë të ndaluara.
Që nga e Shtuna Erfurti është caktuar një zonë e rrezikut të koronavirusit.
Festimet private dhe familjare do të jenë të kufizuara në një maksimum prej 10 personash dhe nuk mund të vijnë nga më shumë se dy familje.
/GazetaReforma.com/