Skip to content
Të Gjitha

Arrestohet një banor i Astirit, protestuesit ultimatum Lleshajt: Lirojeni ose protesta jonë s’mbaron këtu

· 1 min lexim

Mesa duket protesta e banorëve të Astirit është duke marrë një rrjedhë tërësisht të re. Pas më shumë se tre muajsh duke bllokuar rrugën kryesore, banorët e Astirit sot i kanë ndaluar thirrjet për dëmshpërblimin e banesave dhe i janë drejtuar Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

E gjithë kjo situatë për vet faktin se pak para se të niste protesta, një nga banorët e zonës, Artur Mujo, është ndaluar nga policia.

Ende nuk ka asnjë të dhënë se cili ka qenë motivacioni i këtij ndalimi, megjithatë banorët shprehen të vendosur.

“Në rast se nuk e lironi Arturin brenda orës 18.00, protesta jonë do të zhvendoset para komisariatit nr. 6, Mjaft me arrestime politike, lironi Artur Mujon, lironi Danjelin.”-”, paralajmërojnë banorët.

Edhe ditën e sotme, banorët janë mbështetur nga opozita.