Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për vendin tonë gjatë ditës së sotme.
Sipas IGJEUM, temperaturat në vend pritet të kapin maksimumin e 22°C. Në bregdet ato pritet që të variojnë nga: 14 / 21°C; në vendet e ulëta: 10 / 22°C, ndërsa në vendet malore: 5 / 17°C.
Sa i përket erës ajo pritet që të fryjë nga e lehtë deri mesatare, ndërkohë që sa i përket rrezikut për zjarre nuk ka në asnjë nga qarqet e vendit.