Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rindërtimi nga tërmeti/ Ja sa milionë euro do të jetë fondi në buxhetin e shtetit për 2021-in

16:10 24/10/2020
Reading Time: 5 min lexim

Procesi i rindërtimit nga tërmeti i vitit të kaluar, duket se do të jetë edhe një nga shtyllat ekonomike, shpenzimet e të cilave do të bëjnë që ekonomia shqiptare nën krizë të gjenerojë pak likuiditet.

Kështu të paktën mendon në parashikimin e tij Fondi Monetar, i cili gjithsesi e ka parashikuar edhe 2021-in si një vit të vështirë financiar për ekonominë Shqiptare të goditur nga disa fatkeqësi.

“Rindërtimi është një nga zërat që ka marrë një vëmendje të konsiderueshme jo vetëm në buxhetin aktual, por edhe në atë të planifikuar për vitin e ardhshëm. Një proces i cili pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e punësimit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë gjatë 2021”.

28 miliardë lekë ose rreth 218 milionë euro është fondi i parashikuar për përballimin e procesit të rindërtimi nga tërmeti i 26 nëntorit në buxhetin e vitin e ardhshëm. Krahas kësaj shume, financat kanë planifikuar edhe akordimin e një fondi shtesë prej 1.5 miliardë lekësh që do të shkojë për përballimin e bonusit të qirasë për familjet e mbetura të pastreha për shkak të tërmetit.

Sipas të dhënave të Financave, deri në shtator të këtij viti donacionet e arkëtuara në buxhetin e shtetit arrijnë në 2.4 miliardë lekë, teksa vlera e disbursuar për financimin e granteve të rikonstruksionit përllogaritet në 827.2 milionë lekë.

Janë në total 35 zona të reja zhvillimore ku pritet të akomodohen në banesa të reja kolektive apo individuale rreth 33 mijë qytetarë, të projektuara të funksionojnë jo vetëm për strehim, por edhe si një model zhvillimi urban, ekonomik e social në vend.

Në konferencën e donatorëve të mbajtur në Bruksel për grumbullimin e ndihmave për rikuperimin e pasojave të tërmetit u angazhuan në total 1.1 miliardë euro fonde, nga të cilat 295 milionë euro ishin grante dhe pjesa tjetër kredi.

Rindërtimi sipas raportit të fundit të Bankës Botërore shihet edhe si një ndër burimet kryesore ku do të mbështetet rritja ekonomike në 2021, që në vlerësimet e saj pritet të arrijë në 5%.

Subjektet nënkontraktore për rindërtimin, përjashtim nga TVSH

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), ka bërë tё ditur ndryshimin e rёndёsishёm nё ligj pёr kompanitё e pёrfshira nё procesin e rindёrtimit, sipas të cilit, Nga TVSH-ja, pёrveҫ ndёrtuesve, do tё pёrjashtohen edhe nёnkontraktorёt si dhe furnizuesit e mallrave qё kanё lidhur kontratё direkt me ndёrtuesit e autorizuar nga Administrata Tatimore).

Me ndryshimet e fundit të VKM nr.143 datë 13.2.2020 “Për procedurat për lëshimin e autorizimit, për subjektet e rindërtimit dhe për përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të furnizimit të mallrave e shërbimeve, për qëllime të procesit të rindërtimit”, në listën e subjekteve të rindërtimit të autorizuara për përjashtimin nga TVSH-ja, përveç ndërtuesve/kontraktorëve, subjekte të rindërtimit të parashikuar në shkronjat a, b dhe c të nenit 3 të kësaj VKM-je, do të përfshihen edhe të gjithë nënkontraktorët, të cilët kanë lidhur kontratë direkt me ndërtuesit/kontraktorët e përcaktuar  në shkronjat e sipërcituara të këtij neni, për furnizimin e proceseve të ndërtimit si dhe furnizuesit e mallrave ose shërbimeve që furnizojnë direkt ndërtuesit te cilet jane te pajisur me autorizim per perjashtimin nga TVSH-ja nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve.

Për t’u pajisur me autorizim, subjektet furnizuese dhe nënkontraktorët duhet të bëjnë aplikim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatime, ku si pjesë të kërkesës duhet të paraqesin  dokumentacionin si më poshtë:

  • Kërkesën me shkrim, së cilës i bashkëngjitet një fotokopje e certifikatës së NIPT/NUIS-it;
  • Kërkesa për marrjen e autorizimit duhet të shoqërohet me kontratën e lidhur midis furnizuesit dhe ndërtuesit/kontraktor kryesor, nënkontraktorit dhe ndërtuesit /kontraktor kryesor. Në kontratë duhet të jetë përcaktuar qartë mallrat dhe shërbimet që do të ofrojë furnizuesi dhe nënkontraktori për ndërtuesin /kontraktor kryesor.
  • Preventivin e mallrave dhe punimeve që do të kryejë shoqëria furnizuese, dhe shoqëria nënkontraktore për ndërtuesin kryesor. Preventivi duhet të jetë ndarë në zëra, në sasi dhe në vlerë.
  • Kopje te autorizimit te leshuar nga DPT ndaj kompanise ndertuese/kontraktorit kryesor.

Verifikimi i çmimeve të aplikuara do të jetë objekt verifikimi nga strukturat funksionale të Administratës Tatimore.

Gjithashtu nëse furnizuesit/nënkontraktorët zgjedhin të mos bëjnë kërkesë për t’u pajisur me autorizim për përjashtim nga TVSH-ja, ose kanë kryer furnizime mallrash ose shёrbimesh për periudhën që nuk janë pajisur me autorizim, nuk e gëzojnë të drejtën e zbritjes së TVSH-së mbi këto furnizime. Në këto raste, shoqëritë furnizuese për mallrat dhe shërbimet e ofruara, do të kryejnë rregullimin e TVSH-së së zbritshme, për të gjitha furnizimet e ofruara shoqërive ndërtuese të autorizuara.

Autorizimi i lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve nuk ka fuqi prapavepruese dhe nuk i shtrin efektet mbi furnizimet e kryera para pajisjes me autorizim të subjektit përfitues, por skema e përjashtimit të TVSH-së zbatohet vetëm për furnizimet pasuese. Për të gjitha furnizimet e kryera para pajisjes me autorizim, të zbatueshme janë parashikimet si më sipër.

Për t’u njohur me ndryshimet e VKM-së nr.143 datë 13.02.2020, mund të klikoni në linkun:

https://qbz.gov.al/eli/vendim/2020/09/30/804/0752944c-d6e2-478d-ac39-666cb0b2f5dc

Ne dokumentin bashkengjitur do te gjeni dhe shkresen sqaruese e cila shpjegon ne detaje hapat e ndjekjes se ketij procesi.

Rikonstruksionet në Durrës

Ka nisur në Durrës, puna për rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në nivelet DS1-DS2-DS3. Punimet po kryhen në lagje të ndryshme të qytetit dhe zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Në lagjen 18 ku shumë familje u dëmtuan dhe mbetën të pastrehë, si dhe humbën jetën tragjikisht 7 persona janë ngritur skelat në disa pallate. Punimet po realizohen nga firma të tenderuara nga Bashkia e Durrësit dhe përfshijnë riparimin e fasadave, shkallëve dhe mureve të ashensorëve.

Me shpërndarjen deri tani të granteve të rikonstruksionit për 8900 familje dhe fillimin e riparimit të ambienteve të përbashkëta të pallateve, i hapet rrugë kthimit në normalitet të mijëra familjeve të dëmtuara durrsake.

Aktualisht janë lidhur kontratat për 7 lote për rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta të 458 pallateve. Të tjera pallate do të përfshihen në këtë proces.

Përfitues të granteve të rikonstruksionit:

DS1        100 mijë lekë (të rinj) për 1700 familje,

DS2        250 mijë lekë për 3400 familje,

DS3        500 mijë lekë për 3800 familje.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: buxhetimilionërindertimtermeti

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Sërish mbi 300 raste me Covid në Shqipëri, 4 humbje jete në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.