Deri tani koronavirusi është kthyer me një valë të dytë të lartë infeksionesh por francezët ende po presin se çfarë do bëjë qeveria në lidhje me bllokimin ose jo të vendit.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se, vendi i tij do të luftojë me koronavirusin të paktën deri në mes të vitit që vjen.
Komentet e tij erdhën në kohën kur numri i rasteve në Francë i ka kaluar 1 milionë. Të premten, Franca regjistroi më shumë se 40 mijë raste të reja dhe 298 vdekje.
Duke folur në një spital në Paris, Macron tha se, shkencëtarët i kanë thënë se ata besojnë se virusi do jetë i pranishëm të paktën deri verën që vjen.
Megjithatë ai shtoi se, është akoma herët për të thënë nëse Franca, do të kalojë në izolim total.
OBSH ka deklaruar se, rritja e rasteve në Europë tregon se, jemi në një moment kritik të luftës ndaj virusit.
Infeksionet e përditshme janë dyfishuar në Europë gjatë 10 ditëve të fundit.
/GazetaReforma.com/