Skip to content
Të Gjitha

Studentët e Juridikut-rektorit: “Duam të fillojë procesi mësimor”

· 1 min lexim

Ndërsa protesta e studentëve të universiteteve vijon që prej dhjetorit të vitit të kaluar, ajo u zhvendos nga sheshi para Kryeministrisë te ambientet e brendshme të fakulteteve.

Gjatë kësaj kohe studentët kanë bojkotuar mësimin duke u ngujuar në auditorë dhe duke bllokuar hyrjen e fakulteteve.

Por nga ana tjetër, disa prej studentëve janë pro nisjes së mësimit dhe këtë e bënë të qartë pasi i dërguan një letër rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Disa nga studentët e Fakultetit të Drejtësisë kërkojnë që procesi mësimor të nisë normalisht.

“Duke theksuar se studentët që duan proces të rregullt mësimor po shtohen përditë në oborrin e Fakultetit tonë, kërkojmë mundësinë e lirimit të ambienteve mësimore sa më shpejt të jetë e mundur. Ne, studentët, jemi seriozë në kërkesën tonë. Tashmë kjo situatë jo normale është e pranishme vetëm në Fakultetin e Drejtësisë, ç’ka po sjell konflikte mes studentëve”, thuhet ndër të tjera në letrën drejtuar Konit.

Studentët argumentojnë ndër të tjera se, kjo kërkesë vjen pasi po afrohet sezoni i provimeve dhe duan rikthimin e procesit të rregullt mësimor.