Inspektorët e Komunës së Prishtinës së bashku me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një operacion blic sot në transportin publik dhe në taksi në të gjitha zonat e kryeqytetit kosovar.
Komuna (Bashkia), njoftoi sot se inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës kanë inspektuar transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore të kryeqytetit.
“Zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve – në këtë rast i shoferëve të autobusëve/taksive, dhe i kompanive. Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë.
Drejtoria e Inspekcionit do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Policinë dhe inspektoratet e nivelit qendror, ashtu që të gjithë bashkë të jemi në krye të detyrës dhe të ndikojmë në përmirësimin e shëndetit publik”, thuhet në komunikatën zyrtare të Komunës së Prishtinës.