Skip to content
Rajoni

Kosova si Shqipëria, gjobat për maskat në Prishtinë deri në 500 euro!

· 1 min lexim

Inspektorët e Komunës së Prishtinës së bashku me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një operacion blic sot në transportin publik dhe në taksi në të gjitha zonat e kryeqytetit kosovar.

Komuna (Bashkia),  njoftoi sot se inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës kanë inspektuar transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore të kryeqytetit.

“Zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve – në këtë rast i shoferëve të autobusëve/taksive, dhe i kompanive. Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë.

Drejtoria e Inspekcionit do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Policinë dhe inspektoratet e nivelit qendror, ashtu që të gjithë bashkë të jemi në krye të detyrës dhe të ndikojmë në përmirësimin e shëndetit publik”, thuhet në komunikatën zyrtare të Komunës së Prishtinës.