Skip to content
Bota

Rikthehet ora policore në Lombardi, shkak rritja e rasteve të reja me Covid-19

· 1 min lexim

Në Itali duket se koronavirusi është rikthyer këtë vjeshtë dhe më agresiv se sa ishte gjatë pranverës.

Kjo pasi numri i të infektuarve po rritet çdo ditë e më shumë e bashkë me të dhe numri i viktimave dhe të shtrarve në spitale.

Për këtë arsye në Rajonin e Lombardisë do të rikthehet ora policore e cila do të aplikohet nga ora  23:00 deri në orën 05:00 dhe pritet të hyjnë në fuqi natën e 22 tetorit dhe sipas mediave të huaja kjo masë do të zgjasë deri më 13 nëntor.Sipas autoriteteve, gjatë orës policore në Lombardi, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre nëse kanë emergjenca shëndetësore dhe për punë esenciale.

Të shtunën, më 17 tetor, Lombardia po ashtu urdhëroi mbylljen e bareve në mesnatë dhe ndaloi shërbimet e gastronomisë në ambiente të jashtme.

Ndërkohë  kryeministri Giuseppe Conte ndërkohë ka thënë se dozat e para të vaksinës antiCovid do të jenë të disponueshme në vend në fillim të dhjetorit.

“Nëse faza e fundit e testimit të vaksinës së Oxford-it do të përfundojë javët e ardhshme, atëherë do të kemi vaksinën në fillim të dhjetorit”, tha ai.