Sulmuesi i Kombëtares infektohet me Covid-19, humbet duelin me Leo Messin
Koronavirusi po vijon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën duke infektuar të gjitha moshat dhe njerëzit nga fusha të ndryshme të jetës.
Këtij infektimi me COVID-19 nuk mund t’i shpëtojnë as futbollistët të cilët humbasin edhe ndeshjet e tyre të zemrës për shkak të virusit.
Kështu i radhës i infektuar me COVID-19 është sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni i cili është infektuar pak para ndeshjes së shumë pritur ditën e nesërme ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.Sulmuesi i Ferencvaros nuk ka udhëtuar me skuadrën e tij në Barcelonë për Ligën e Kampioneve. Kështu Uzuni humbet kështu përballjen historike me Lionel Mesin në “Camp Nou”. Një ëndërr e djegur për talentin beratas.
Në Hungari zbulojnë se nuk ëshët stërvitur për asnjë ditë me skuadrën që kur u kthye nga grumbullimi me kombëtaren shqiptare. Ai nuk ishte as në ndeshjen e së premtes me kampionët e Hungarisë.