Gratë naftëtare gjenden në ditën e pestë të grevës së urisë, dhe ende vijojnë pa asnjë zgjidhje për rrogat që kërkojnë.
Mëngjesin e sotëm, gjendja e tyre sa vjen e përkeqësohet. dy prej tyre kanë pasur te tension të lartë, duke e bërë situatën dhe më problematike seç është. Mësohet se ambulanca ka arritur në ambientet e uzinës për ti dhënë ndihmën e parë punonjësve që janë në gjendje të rëndë.
Ato shprehen gjithashtu se nuk kanë asnjë interes politik për këtë grevë që vijojnë, dhe presin vetëm zgjidhje për problemet e tyre. Ato presin edhe ministren Belinda Balluku të vijë t’u japë zgjidhje, dhe të rifillojë puna në rafineri.
‘Gjendja ka qënë shumë e keqe, rregulloheshim me ilaçe të njëra tjetrës, kam qënë me të vjella, jam shumë e mërzitur, të na japin një zgjidhje që të dalim që këtej. Ne vendosëm ti bëjmë një thirrje të githa grave, nuk na intereso politika. Na intereso puna, rifillimi i punës, të na japin një zgjidhje. Përderisa në morëm këtë akt, të marrë nëna për fëmijët. Presim të na vijë ministrja nga dera, të dalë dielli që të na japë një zgjidhje.’- shprehet një prej naftëtarëve.
/GazetaReforma.com/