Gjykata e Elbasanit sërish ka pësuar “goditje” nga pandemia Covid-19, ku 4 punonjës të kësaj gjykate kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Si pasojë Gjykata e Elbasanit është mbyllur duke pezulluar seancat gjyqësore.
Ndërkohë bëhet me dije se pozitive me Covid-19 ka rezultuar kryesekretarja, sekretarja dhe dy punonjëse të tjera, teksa tamponi iu mor edhe dy gjyqtarëve.
Kujtojmë se në Elbasan nga Covid-19, janë prekur edhe disa institucione arsimore teksa më së shumti janë infektuar mësues./GazetaReforma.com/