Ish-deputet dhe ish-ministër i PS-së, Elmaz Sherifi lëshon akuza ndaj Edi Ramës se ky i fundit është kundër integrimit, ndërsa është i dashuruar me pushtetin.
Sherifi shkruan në një reagim të tij, se Rama është aq i dashuruar me pushtetin, sa që e mbron hapur krimin ekonomik.
Ai merr për bazë ngjarjen me inceneratorët, të cilët prej ditësh Rama i mbron me shumë fantazimën.
Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS
“Rama në Gjermani në 2020, si Noli në Zvicër në 1924” !
Rama shkoi në Mynih për të mohuar të gjitha kritikat që perëndimi bën ndaj keqqeverisjes së Shqipërisë.
Jo pa qëllim ai deklaron publikisht, se nuk ka kushte për hapjen e negociatave. Këtë e deklaroi edhe në Mynih. Sipas tij në Shqipëri nuk ka krime e kriminelë, por Europa nuk do që t’i hapë negociatat. Ato fenomene janë në Gjermaninë e Merkel, e cila ka marrë katër mandate qeverisje. Atë model do të ndjekë edhe Rama, prandaj, pas ëndrrës për mandatin e tretë, fantazon për mandatin e katërt.
Edhe idhulli i tij, Noli, më 10 shtator 1924 mbajti një fjalim në Mbledhjen e Asamblesë së Lidhjes së Kombeve në Zvicër dhe kritikoi ashpër sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve që nuk i jepte 300 miljonë fr.ari për zhvillimin e ekinomisë.
Noli i befasoi të gjithë kur deklaroi, se nuk ia jepnin ndihmën, se e quanin kryeministër që erdhi në pushtet me kryengritje dhe Shqipëria ishte pa parlament.
Ne, tha Noli- do të qeverisim edhe tre vjet pa parlament, sepse parlamenti sipas tij, ishte vendi i fjalëve dhe gazrave, ashtu si e quajti Lidhjen e Kombeve “vendi i fluskave” !
Historianët e dinë si rrodhën ngjarjet. Noli iku nga pushteti brenda dy muajve.
Edhe Rama po jep prova para institucioneve ndërkombëtare, se ai është kundër integrimit në BE.
Ka dhënë prova e fakte se ai është kundër integrimit, pasi është i dashuruar me pushtetin.
Aq i dashuruar është me pushtetin, sa e mbron hapur krimin ekonomik.
Po ua kujtoj ngjarjen me inceneratorët.
Ku janë pronarët e tyre, që nuk dalin të mbrojnë bizneset e tyre, por i mbron me fanatizëm kryeministri Rama?
Pse shkoi në Fier ministri Klosi dhe nuk shfaqen pronarët e tyre, ashtu si ndodhi me Rrugën e Kombit kur iu vu flaka investimeve në Kukës. Edhe aty asnjëherë nuk doli pronari të negocionte me banorët e zonës, por shfaqeshin dy ministrat, i Financës dhe Infrastrukturës?
Me sa kuptohet, këta janë pronarët e tyre.
SPAK, kemi të drejtë të dyshojmë, apo ASPAK ?
/GazetaReforma.com/