Kreu i qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka shkarkuar sot nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.
Lajmi është dhënë nga kryeministria nëpërmjet një njoftimi për shtyp ku sqarohet se shkarkimi i tij është bërë duke u bazuar edhe në raportin e performancës së drejtorit..
Qalaj ishte emëruar në këtë pozitë më 28 gusht të vitit 2018 nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Para kësaj pozitë, Qalaj ka shërbyer si Drejtor i Departamentit të Operacioneve në Policinë e Kosovës.
Zyra e kryeministrit Hoti ka njoftuar se në përputhje me Ligjin për Policinë, në postin e drejtorit të përgjithshëm të policisë është emëruar Samedin Mehmetin.
”Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës” thuhet në njoftim.
/GazetaReforma.com/