Pamje vërtetë shqetësuese vijnë nga qyteti i Durrësit. Vetëm disa orë shi mbrëmjen e djeshme, dhe rrugët e qytetit duken sërish të përmbytura.
Siç shihet edhe në foto, niveli i ujit është ngritur disa centimetra, dhe kjo ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve, por edhe të këmbësorëve. Nuk ka munguar edhe dalja e ujërave të zeza në rrugë.
Vetëm disa orë shi, dhe kanë nxjerrë zbuluar gjendjen katastrofike të kanalizimeve dhe punën aspak serioze që është bërë ndër vite nga Bashkia, duke u përpjekur për përfitimet personale, e duke lënë për mëshirë të fatit qytetarët.
/GazetaReforma.com/