Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar ditën e sotme se duhet të largohet nga samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel, pak orë pasi kishte filluar punimet në këtë samit.
Arsyeja e këtij largimi të papritur është se një person i afërt me të cilin Von der Leyen kishte parur kontakt kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas rregullave, ajo tani do të vetizolohet edhe pse ka rezultuar negative për virusin. Ndërkohë kujtojmë se kjo është hera e dytë që presidentja e KE vetëizolohet.
Postimi në Twitter:
“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime të përparme ka dalë pozitiv në COVID-19 këtë mëngjes,” tha ajo. “Unë vetë kam rezultuar negative. Sidoqoftë si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vet-izolim. ”
I have just been informed that a member of my front office has tested positive to COVID-19 this morning. I myself have tested negative.
However as a precaution I am immediately leaving the European Council to go into self-isolation.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 15, 2020