Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet dhe vazhdon të mbrojë me fanatizëm inceneratorët korruptivë të Elbasanit, Fierit dhe Sharrës.
Tejet i tensionuar për këtë çështje, në emisionin Opinion ai është parë të bëjë sherr me gazetarët, por të mos japë përgjigje konkrete për shifrat që ka fituar Klodian Zoto i inceneratorëve.
Rama justifikohet me faktin se këto qytete po pastrohen nga plehrat, por nuk dha asnjë përgjigje për paratë që shteti ka dhënë për kompanitë që kanë fituar koncensionet.
Kulmi i “shfazimit” të Ramës, ishte momenti kur filloi të ulërinte në studio dhe të përhapte një numër të pakufijshëm spërklash, duke thënë se nuk është hajdut, sepse është dy metra i gjatë dhe njerëzit kaq të gjatë nuk mund të jenë hajdutë!
Pjesë nga biseda dhe ulërimat e Edi Ramës:
Edi Rama: Jam dy metra unë! Hajdut dhe gënjeshtar dy metra nuk ka. More vesh? Ke parë ndonjëherë hajdut dy metra të kapet?
Fatjona Mejdini: Kjo është antropologji…
Edi Rama: Hajdut dy metra nuk ka. Harroje, ta harrosh!
/GazetaReforma.com/