Skip to content
Aktualitet

Edi Rama mbron me fanatizëm inceneratorët korruptivë: Nuk jam hajdut, jam 2 metra unë!

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet dhe vazhdon të mbrojë me fanatizëm inceneratorët korruptivë të Elbasanit, Fierit dhe Sharrës.

Tejet i tensionuar për këtë çështje, në emisionin Opinion ai është parë të bëjë sherr me gazetarët, por të mos japë përgjigje konkrete për shifrat që ka fituar Klodian Zoto i inceneratorëve.

Rama justifikohet me faktin se këto qytete po pastrohen nga plehrat, por nuk dha asnjë përgjigje për paratë që shteti ka dhënë për kompanitë që kanë fituar koncensionet.

Kulmi i “shfazimit” të Ramës, ishte momenti kur filloi të ulërinte në studio dhe të përhapte një numër të pakufijshëm spërklash, duke thënë se nuk është hajdut, sepse është dy metra i gjatë dhe njerëzit kaq të gjatë nuk mund të jenë hajdutë!

Pjesë nga biseda dhe ulërimat e Edi Ramës:

Edi Rama: Jam dy metra unë! Hajdut dhe gënjeshtar dy metra nuk ka. More vesh?  Ke parë ndonjëherë hajdut dy metra të kapet?

Fatjona Mejdini: Kjo është antropologji…

Edi Rama: Hajdut dy metra nuk ka. Harroje, ta harrosh!

/GazetaReforma.com/