Skip to content
Aktualitet

Një 40-vjeçar prej 4 ditësh i zhdukur në Vlorë, familjarët dyshojnë për rrëmbim

· 1 min lexim

Një 40 vjeçar rezulton i zhdukur prej 4 ditësh në qytetin e Vlorës.

Bëhet fjalë për Ermal Ngucajn, që prej katër ditësh nuk ka asnjë kontakt me familjarët e tij. Vetë familjarët kanë denoncuar sot për zhdukjen e tij.

Dyshimet janë se ai është rrëmbyer. Ngucaj nuk është i panjohur për forcat e policisë. Ai njihet për precedentët kriminalë, ndërsa vetëm një vit më parë ai kishte dalë nga burgu.

Policia është vënë në kërkim të tij, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij. Makina e 40-vjeçarit është gjetur e braktisur në fshatin Mavrovë të Vlorës. Ndërkohë që familja dyshon për rrëmbimin e tij.

/GazetaReforma.com/