Shifrat alarmante të shtimit të rasteve me COVID-19 e kanë detyruar presidentin francez Emmanuel Macron të ndërmarrë masa ekstreme për parandalimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit.
Kështu gjatë natës në Paris dhe në disa qytete të tjera të mëdha do të vendoset shtetrrethim gjatë natës, i cili do të hyjë në fuqi duke nisur nga e shtuna dhe do të zbatohet çdo ditë nga ora 9:00 pasdite (1900 GMT) deri në 6:00 të mëngjesit pasues, tha Macron në një intervistë të transmetuar në televizionin kombëtar.
“Në pikëpamje të përhapjes në territorin kombëtar, epidemia COVID-19 përbën një katastrofë shëndetësore duke rrezikuar, nga natyra e saj dhe serioziteti i saj, shëndetin e popullatës. Kjo justifikon që gjendja e emergjencës shëndetësore të deklarohet në mënyrë që masat të jenë në përpjesëtim proporcional ndaj rreziqeve shëndetësore të ndodhura dhe të përshtatshme për rrethanat e kohës dhe vendit mund të merren “, shkruhet në një raport qeveritar.
Tetë zonat metropolitane të prekura nga masat e reja përveç rajonit të Parisit janë në dhe përreth Grenoble, Lille, Lyon, Aix-Marseille, Montpellier, Rouen, St Etienne dhe Toulouse.
Autoritetet shëndetësore në Francë njoftuan se për herë të parë që nga 25 qershori, janë më shumë se 9,100 persona që po trajtohen në spitalet për COVID-19.
Deri tani në Francë janë regjistruar 820 mijë raste pozitive me COVID-19, ndërsa 33 mijë persona kanë vdekur si pasojë e virusit të rëndë.