Skip to content
Rajoni

Presidenti Meta për vizitë/ Podgorica vishet Kuq e Zi

· 1 min lexim

Podgorica për një ditë është kthyer kuq e zi. Ditën e sotme ka qenë i futar në këtë qytet Presidenti Meta, i cili ditën e nesërme nis edhe një vizitë dy ditore në Mal të Zi dhe sot mirëpritja ka qenë e tillë.

Meta është i ftuar nga homologu malazez, Milo Gjukanoviç për të folur rreth çështjeve që shqetësojnë momentalisht rajonin.

Sipas mediave vendase për shkak të kësaj vizite zyrtare, rrugët e kryeqytetit Podgoricë, janë veshur kuq e zi.

Disa foto të shkrepura mbrëmjen e sotme tregojnë qartë flamurët shqiptar që valvitën në rrugët e Potgoricës duke e bërë atë edhe më të bukur.

Mësohet se Meta veç takimeve me krerët e lartë të Malit të Zi, do të vizitojë edhe qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.

Shihni fotot që na vijnë dhe shijoni pamjen që ata krijojnë.