Janë zbuluar detaje të reja nga eksplozivi vendosur ditën e djeshme në lagjen Pavarësia në Vlorë.
Sasia e lëndës plasëse që ishte vendosur në afërsi të Pallatit të Kulturës, është analizuar të jetë rreth 200 gram dhe e vendosur me telefon. Ajo ishte lëndë plasëse artizanale e llojit tritol.
Sasia u asgjesua me shpërthim të komanduar nga Forcat Xheniere.
Nuk dihet ende nëse lënda plasëse i ka rënë ndonjë makine, apo është vendosur në pemë, pranë ndonjë makine të parkuar.
Policia ka shpresa tek kamerat e sigurisë të sekuestruara nëse kanë identifikuar automjetin, apo personin.
/GazetaReforma.com/