Naftëtarët e Ballshit gjenden në ditën e 16-të të grevës së urisë, ndërkohë që disa prej shokëve të tyre ditën e sotme po tentojnë të futen në ambientet e uzinës.
Diçka të tillë ata e kishin paralajmëruar që gjatë ditës së djeshme, ndërkohë sot ndërsa po tentonin të hynin brenda, ata kanë ndeshur rezistencën e policisë private.
Aktualisht grevistët ndodhen ende në ambient të ngujuar ndërkohë që pjesa tjetër e naftëtarëve që nuk janë futur në grevë kanë dalë në protestë.
Nën thirrjet se “Rafineria është e naftëtarëve”, ata kërkojnë të hyjnë në uzinë dhe të marrin librezat e punës në mënyrë që të arrijnë të marrin përkrahjen sociale.
I vetmi prej grevistëve që tentojnë të hynë në uzinë është Sokol Dautaj, kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve.
Në mbështetje të grevistëve kanë ardhur sindikata e fermerëve të bashkuar ku iu është bashkuar dhe kreu i kësaj sindikate, Eduard Sharka.
/GazetaReforma.com/