Policia ka arrestuar paraditen e sotme në Durrës, një 25-vjeçar të shpallur në kërkim nga shteti italian.
Bëhet me dije se Gjykata e Ravenës ka lëshuar për 25-vjeçarin një urdhër arresti. I riu akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafikim droge dhe armë dhe policia e arrestoi 25-vjeçarin M.Gj banues në Durrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Njoftimi i Policisë:
Sipas Policisë, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Durrës është bërë lokalizimin i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit shqiptar:
-M. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesëmarrja në organizata kriminale për trafik narkotikësh”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shkelje e ligjit për armët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.