Këto shtëpi shiten për 1 euro! Ato ndodhen në qytetin e ishullit të Sicilisë, Sambuca. Zhvendosja e banorëve drejt metropolit ka bërë që këto shtëpi të jenë të pabanuara, ndaj kryetari i Bashkisë mori vendimin që t’i shesë me një çmim prej 1 euro.
Arsyeja është për të ringjallur komunitetin që ka vuajtur vitet e fundit largimet drejt qyteteve të mëdha.
“Në krahasim me qytetet e tjera që e kanë bërë këtë vetëm për propagandë, oferta jonë është serioze. Nuk do të ketë asnjë ndërmjetës mes pronarëve të vjetër dhe atyre të rinj. Ju dëshironi një shtëpi, e merrni atë menjëherë!”, ka deklaruar Giuseppe Cacioppo.
Por ka një kush! Pronarët e rinj duhet të kryejnë një depozitë sigurie prej 5 mijë euro, si dhe duhet të bëjnë edhe rikonstruksionin e banesës, e cila ka një kosto rreth 15 mijë euro.
Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit, pati mbi 38 mijë kërkesa.