Qyteti italian ofron shtëpi për 1 euro, por me një kusht!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këto shtëpi shiten për 1 euro! Ato ndodhen në qytetin e ishullit të Sicilisë, Sambuca. Zhvendosja e banorëve drejt metropolit ka bërë që këto shtëpi të jenë të pabanuara, ndaj kryetari i Bashkisë mori vendimin që t’i shesë me një çmim prej 1 euro.

Arsyeja është për të ringjallur komunitetin që ka vuajtur vitet e fundit largimet drejt qyteteve të mëdha.

“Në krahasim me qytetet e tjera që e kanë bërë këtë vetëm për propagandë, oferta jonë është serioze. Nuk do të ketë asnjë ndërmjetës mes pronarëve të vjetër dhe atyre të rinj. Ju dëshironi një shtëpi, e merrni atë menjëherë!”, ka deklaruar Giuseppe Cacioppo.

Por ka një kush! Pronarët e rinj duhet të kryejnë një depozitë sigurie prej 5 mijë euro,  si dhe duhet të bëjnë edhe rikonstruksionin e banesës, e cila ka një kosto rreth 15 mijë euro.

Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit, pati mbi 38 mijë kërkesa.

Shpërndaje
Share.

Komento