Skip to content
Aktualitet

Avari në transmetim, 8 qytete mbeten pa energji elektrike

· 1 min lexim

Disa qytete kanë mbetur pa energji elektrike ditën e sotme. Një avari në sistemin e transmetimit të OST ka lënë pa furnizuar me energji plot 8 qytete.

Vetë OSHEE njofton se pas një avarie rreth orës 09:15, është ndërprerë furnizimi në rajonin e Durrësit dhe atë Jug-Perëndimor.

Në njoftimin zyrtar, mësohet se kanë mbetur pa dritat rajonet që furnizohen nga këto nënstacion, më konkretisht Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje.

“Në orën 09: 15 si pasojë e një avarie ne Sistemin e Transmetimit të OST është ndërprerë furnizimi i nënstacioneve të OSSH në rajonin Durrës dhe atë Jug-Perëndimor.

Si pasojë kanë mbetur pa energji rajonet që furnizohen nga këto nënstacion: Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje. Aktualisht janë duke u kryer veprime operative për rikthimin e furnizimit nga rrjeti i OST të nënstacioneve në këto zona”, njofton OSHEE.

/GazetaReforma.com/