Prokuroria e Krimeve të Rënda pezulloi sot çështjen “Babalja” dhe ktheu në polici dosjen penale, për veprimet e mëtejshme.
Nga dosja e famshme, e cila po hetohej nga prokurori Përparim Kulluri, rezultoi se audio-përgjimi është i rremë.
Kujtojmë se në maj të vitit 2018 Partia Demokratike publikoi një intervistë mes gazetarit Jetmir Olldashi dhe Albert Veliut (Babalja), ku pretendohej se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës.
Por pas hetimeve të Prokurorisë dhe provës së zërit në laboratorin anglez, u zbulua se ky pretendim nuk ishte i vërtetë, pasi zëri nuk ishte i Agron Xhafajt, por i Fredi Alizotit.
Ndërkohë vëllai i ministrit u nis drejt Italisë për t’u përballur me drejtësinë.