Një sherr mes dy personave është shënuar sot në Sukth të Durrësit. Policia ka njoftuar se pas një konflikti të çastit, është plagosur shtetasi E.Ç, për motive të dobëta. Ky i fundit ndodhet në spital duke marrë mjekim.
Ndërkohë, në spital ka përfunduar edhe vetë autori M.M, ku është lënduar si pasojë e konfliktit.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 07.10.2020, rreth orës 14:30, në Sukth, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës (thikë) shtetasi E.Ç., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi M.M., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore pasi është lënduar si pasojë e konfliktit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, të dy palët e konfliktit ndodhen nën mbikqyrjen e Policisë deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/GazetaReforma.com/