Mijëra qytetarë të Athinës dhe jo vetëm, kanë mbushur rrugët dhe sheshet përreth gjykatës ku po mbahet gjyqi kundër partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”.
Ky i sotmi u konsiderua si një vendimi historik nga mediat greke, kur gjykata shpalli partinë neonaziste “Agimi i Artë”, një organizatë kriminale.
Dhjetëra mijëra grekë me entuziazëm kanë pritur vendimin, ndërsa thërrisnin për drejtësi.
Por edhe mbështetës të “Agim të Artë” ishin mbledhur gjithashtu dhe mbi 2000 policë ishin vendosur për të mos lejuar përplasjet mes turmave.
Gjykata greke vendosi të mërkurën se partia e ekstremit të djathtë Agimi i Artë po vepronte si një organizatë kriminale, duke dhënë një vendim të rëndësishëm që e shpallte fajtore, pas një gjyqi pesëvjeçar maratonë.
Gjykata vendosi se shtatë ish-ligjvënës të partisë, përfshirë udhëheqësin e partisë Nikos Michaloliakos, ishin fajtorë për udhëheqjen e një organizate kriminale, ndërsa të tjerët ishin fajtorë për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Ndërsa vendimi u njoftua, përleshjet shpërthyen në një krah të një mitingu antifashist ku merrnin pjesë më shumë se 15,000 persona, jashtë gjykatës. Një grup i vogël hodhi shashka, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe i goditi me ujë.
Ndër 68 të pandehurit në gjyq janë edhe 18 ish-deputetë nga partia e themeluar në vitet 1980 si një organizatë neo-naziste, që u rrit për t’u bërë partia e tretë më e madhe e Greqisë në parlament gjatë krizës financiare dekada të vendit.
https://www.youtube.com/watch?v=E59mXDYiZqw&feature=emb_logo&ab_channel=ProtoThema
https://www.youtube.com/watch?v=mr9KQPzlS5U&feature=emb_logo&ab_channel=ProtoThema
https://www.youtube.com/watch?v=848RyweWdYk&feature=emb_logo&ab_channel=ProtoThema
https://www.youtube.com/watch?v=m8KIeyT5mM8&feature=emb_logo&ab_channel=ProtoThema
/GazetaReforma.com/