Në bashkëbisedime sot kishte zgjedhur taksistët e Tiranës për të folur për çmimet e karburantit dhe taksën e vënë prej shtetit.
Por, kreu i PD-së, Lulzim Basha, nuk u shmanget dot gafave që bën, edhe nga mosinformimi.
Teksa po fliste për hallet e taksistëve, u shpreh në transmetim se llogariten që të jenë aktivë rreth 2000-2500 taksi. Menjëherë, një prej taksistëve e ka korrigjuar këtë shifër tejet të fryrë të Bashës.
“1500-1400 janë, bashkë me kompanitë,”– tha taksisti, duke i vënë në dukje gabimin kryedemokratit.
Pjesë nga biseda:
Lulzim Basha: Duhet të jenë diku te 2000-2500 (taksi) në gjithë Tiranën.
Taksisti: Taksi?
Lulzim Basha: Po.
Taksisti: 1400-1500 janë, bashkë me kompanitë.
Momenti në minutë 01:35
/GazetaReforma.com/