Skip to content
Aktualitet

Basha bën gafë edhe kur flet për hallet e taksistëve, punonjësi ia mëson sa janë në gjithë Tiranën

· 1 min lexim

Në bashkëbisedime sot kishte zgjedhur taksistët e Tiranës për të folur për çmimet e karburantit dhe taksën e vënë prej shtetit.

Por, kreu i PD-së, Lulzim Basha, nuk u shmanget dot gafave që bën, edhe nga mosinformimi.

Teksa po fliste për hallet e taksistëve, u shpreh në transmetim se llogariten që të jenë aktivë rreth 2000-2500 taksi. Menjëherë, një prej taksistëve e ka korrigjuar këtë shifër tejet të fryrë të Bashës.

“1500-1400 janë, bashkë me kompanitë,”– tha taksisti, duke i vënë në dukje gabimin kryedemokratit.

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: Duhet të jenë diku te 2000-2500 (taksi) në gjithë Tiranën.

Taksisti: Taksi?

Lulzim Basha: Po.

Taksisti: 1400-1500 janë, bashkë me kompanitë.

Momenti në minutë 01:35

/GazetaReforma.com/