Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është nisur me urgjencë drejt Shkodrës, pas zhdukjes së mistershme të tre të rinjve në Vrith të Malësisë së Madhe.
Tre personat e zhdukur prej disa ditësh në Malësinë e Madhe janë Vilson Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Pepaj dhe Danjel Pepaj, banues ne fshatin Vrith kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre.
Familjarët e tyre dyshojnë se të rinjtë mund të jenë vrarë. 3 të rinjtë janë kushërinj, ndërsa policia ka nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve. Dyshimet janë se ata mund të jenë vrarë për konflikte droge.
“Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, se me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllanë e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjtë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe”, deklaron policia. Policia po ashtu mësohet të ketë nisur kontrollet në të gjithë territorin pasi dyshojnë se janë vrarë.